Haradinaj takon Apostolovën, flasim për aksionin policor në veri
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesen e Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka folur për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për operacionin e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në veri.
“Në takimin e rregullt me Përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, biseduam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për operacionin e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit. Krimi do të goditet në tërë territorin e vendit, pavarësisht profilit dhe përkatësisë etnike të të dyshuarve për përfshirje në vepra kriminale”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.179881242136298/1191381590986253/?type=3&theater