Haradinaj takon drejtorin e ri të policisë, i ofron mbështetje për zbatim të ligjit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Me këtë kryeministri ka përgëzuar drejtorin e ri për marrjen e kësaj pozite duke i ofruar mbështetjen e qeverisë në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë.
“Kam emëruar Rashit Qalaj, drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, konform edhe me rangimin sipas Memorandumit të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar për rekrutimin e bartësve të pozitave të larta shtetërore. Drejtorit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/