Haradinaj takon ekipin për korrigjimin e demarkacionit me Malin e Zi
17 korrik 2019
| 11:43
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim pune anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, me të cilët ka diskutuar për përgatitjet që po bëhen për takim me homologët malazezë për korrigjimin e kufirit shtetëror me Republikën e Malit të Zi.
“Takim pune me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, me të cilin dakorduam për përgatitjet që po bëhen për takim me homologët malazezë për shënimin dhe korrigjimin e kufirit shtetëror me Republikën e Malit të Zi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/