Haradinaj takon eurodeputetët, flasin për rekomandimet e MSA-së
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion nga Parlamenti Evropian me të cilët ka biseduar rreth rekomandimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA).
“Në fokus të takimit me delegacionin e Parlamentit Evropian, të prirë nga Tonino Picula, ishin rekomandimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), përkatësisht realizimi i detyrave nga faza e parë e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA) dhe përgatitjet për etapën e dytë. Progresi i Kosovës është evident në fuqizimin e sundimit të ligjit, demokratizimin e shoqërisë sonë, si dhe në reformat shtetërore. Rruga euroatlantike e Kosovës është e pakthyeshme dhe Qeveria me përkushtim po punon në përshpejtimin e agjendës evropiane. Në kuadër të takimit, në emër të popullit të Kosovës, falënderova eurodeputetët për votën për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkuar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/