Haradinaj takon familjarët e shtetasve turq

31 mars 2018 | 15:43

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj doli sot nga ndërtesa e qeverisë për t’u takuar me familjarët e shtetasve turq që u deportuan në Turqi.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Haradinaj ka shprehur keqardhje ndaj familjarëve duke iu rikujtuar që janë duke u bërë hetime lidhur me mënyrën e deportimit të këtij rasti.

Kurse, familjarët kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që t’u garantojë atyre se në Kosovë mund të jetojnë pa frikë.

Gruaja e Yusuf Karabina, Jasemin Karabina u shpreh e shqetësuar se me avokatët që i kanë angazhuar në Turqi nuk po mund të kontaktojnë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përleshjes disa orësh me policinë, protestuesit kanë ndërprerë protestën…