Haradinaj takon homologun suedez, flasin për vlerat evropiane
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me homologun e tij suedez, Stefan Lofven, në kuadër të Samitit të Sofjes.
Haradinaj i ka thënë Lofvenit se Kosovës është e angazhuar të përqafojë vlerat evropiane.
“Mundësi e shkëlqyer që ta njoftoj kryeministrin e Suedisë, Stefan Lofven, për angazhimet e vendit tonë në përafrimin me familjen e madhe evropiane. Kosova është jetësisht e angazhuar që të përqafojë vlerat e përbashkëta evropiane dhe në këtë përpjekje ka bërë progres të madh”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Po ashtu Haradinaj është takuar edhe me kryeministrin e Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, me të cilin ka biseduar për progresin e Kosovës sa i përket sundimit të ligjit si kriter i fundit për liberalizimin e vizave.