Haradinaj takon Hovenierin: Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë

07 tetor 2024 | 14:14

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot në Ambasadën Amerikane ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se me të kanë diskutuar për zhvillimet politike.

“Në Ambasadën Amerikane, një takim përmbajtësor me ambasadorin z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike. E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës. Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë, strategjik dhe i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për…