Haradinaj takon ish-ministrin e brendshëm të Austrisë, flasin për vizat
12 maj 2018
| 11:24
Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me ish-ministrin e brendshëm të Austrisë, Friedhelm Frischenschlager.
“Takim miqësor me Friedhelm Frischenschlager, ish ministër i brendshëm austriak dhe europarlamentar, për agjendën euro-atlantike të shtetit të Kosovës dhe mbështetjen e Austrisë në këtë rrugëtim, posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook” pas takimit.
Ai ka thënë se Austria është një nga adresat e para të Kosovës në Europë, e cila i ka qëndruar përherë Kosovës në krah në përpjekjet për liri e pavarësi.
“Miqtë e Kosovës kanë qenë bashkëudhëtarë besnikë të vendit tonë deri në liri dhe shtetndërtim”, ka shkruar Haradinaj.