Haradinaj takon Ismet Pejën
16 gusht 2019
| 10:58
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim doajenin e muzikës shqipe, Ismet Peja.
Haradinaj ka thënë se njerëzit si Ismet Peja meritojnë nderim dhe kujdes të lartë shoqëror dhe institucional.
“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën, njeriu që tërë shekullin e tij jetësor ia kushtoi artit të këngës së mirëfilltë qytetare. Njerëzit që i kanë dhënë vlerë identitetit tonë, e meritojnë nderimin dhe kujdesin më të lartë shoqëror dhe institucional”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/