Haradinaj takon kancelarin austriak dhe kryeministrin malazez
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar në Budva kancelarin austriak, Sebastian Kurz, dhe kryeministrin malazez, Dusko Markoviq, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin ekonomik rajonal, si dhe për progresin e Ballkanit Perëndimor në perspektivën evropiane.
“Rajoni ynë po lëvizë në drejtimin e duhur dhe në këtë dinamikë të re, bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona po intensifikohet, duke shtuar optimizmin në rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së. Mëngjesin e sotëm, në kuadër të Konferencës Ekonomike, që po mbahet në Budva të Malit të Zi, takova kancelarin austriak, Sebastian Kurz dhe kryeministrin malazez, Dusko Markoviq. Një mundësi e mirë për të diskutuar për bashkëpunimin ekonomik rajonal, si dhe për progresin e Ballkanit Perëndimor në perspektivën evropiane”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/