Haradinaj takon Kasanofin: ShBA-të mirëpresin ditën e anëtarësimit të Kosovës në NATO
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, po qëndron në ShBA.
Ai ka thënë se rikthimi i partneriteti strategjik Kosovë-ShBA dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO ishin në fokus të diskutimit të tij me Alexander Kasanof, zëvendësndihmës sekretar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.
“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së ndaj Kosovës, ndava vizionin tonë për një Kosovë të integruar plotësisht në strukturat euroatlantike dhe ritheksova përkushtimin tonë të palëkundur për të përmbushur të gjitha obligimet që rrjedhin nga partneriteti ynë me ShBA-në. U tha se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin ditën e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Do të punojmë bashkë për realizimin sa më parë të këtij synimi strategjik”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.