Haradinaj takon këshilltarët e Merkelit: Gjermania, partnere e rëndësishme e Kosovës
Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot në zyrat e tij këshilltarët politikë të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, procesin e dialogut me Serbinë, konsolidimin e brendshëm të Kosovës dhe rrugën e saj euroatlantike.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.
Ai ka thënë se shteti gjerman është partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Kosovës dhe zë i fuqishëm i saj në strukturat euroatlantike.
Postimi i plotë i tij:
Bisedë e hapur me këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg, për zhvillimet aktuale në vend, procesin e dialogut me Serbinë, konsolidimin e brendshëm të Kosovës dhe rrugën e saj euro-atlantike. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës. Shteti gjerman është partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Kosovës dhe zë i fuqishëm i saj në strukturat euro-atlantike.