
Haradinaj takon Koço Kokëdhimen
16 janar 2019
| 13:25
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhimen.
Në profilin e vete në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se me Kokëdhimen ka biseduar për faktorizimin e shqiptarëve në rajon.
“Në vazhdën e bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha forcat politike të Shqipërisë, për faktorizimin e shqiptarëve në rajon biseduam me Koço Kokëdhimen, sipërmarrësin e njohur dhe drejtuesin e partisë Zgjidhja”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/