
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
21 janar 2025
| 21:18
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, Keith Self, që është anëtar i Komitetit per Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan si dhe Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i Dhomës së Përfaqësuesve.
Në njoftimin e AAK’së thuhet se Haradinaj e ka njoftuar Kongresistin Self për zhvillimet në Kosovë dhe ka paraqitur qëllimin primar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me ShBA.