Haradinaj takon kryesuesen e vëzhguesve të BE-së, flasin për zgjedhjet e 6 tetorit
19 shtator 2019
| 15:49
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim eurodeputeten gjermane, Viola von Cramon – Traubadel, e cila është kryesuese e misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit.
Haradinaj ka bërë me dije se me zyrtaren e BE-së kanë biseduar për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon Kosovë dhe për pjekurinë politike e demokratike me të cilën vendi është duke kaluar në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Kishim një bashkëbisedim të frytshëm për rëndësinë që procesi zgjedhor në Kosovë të jetë kredibil dhe me standarde të larta të zgjedhjeve të lira e demokratike, për të cilën po angazhohemi bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/