Haradinaj takon kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare ‘Vatra’

31 tetor 2023 | 15:00

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare ‘Vatra’, Elmi Berisha, me të cilin biseduanm për zhvillimet e përgjithshme politike në vend e rajon.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët që jetojnë e veprojnë prej vitesh në Amerikë, janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe i përkushtimit ndaj kombit.

“Ata kaluan Atlantikun, por lidhjen me atdheun nuk e shkëputën asnjëherë dhe vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe sot në rrugën e integrimeve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj ka ritheksuar nevojën e vazhdimit të përkrahjes së tyre për Kosovën si për zhvillimin ekonomik të saj ashtu edhe në temat e rëndësishme që na presin në të ardhmen, veçanërisht në procesin e anëtarësimit në NATO, si një nevojë urgjente e cila garanton më shumë siguri dhe paqe në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish ushtari i batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, junikasi Uk Lushi,…