Haradinaj takon Mark Gjonaj në Nju Jork

17 gusht 2020 | 14:37

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka takuar sot në Nju Jork anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

Haradinaj-Stublla, e cila për qëndron  për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka falënderova Gjonajn për përkushtimin e vazhdueshëm të tij dhe komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Kënaqësi të takoj në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj. E falënderova z. Gjonaj, për përkushtimin e vazhdueshëm të tij dhe komunitetit shqiptaro-amerikan në përpjekjet për fuqizimin dhe unifikimin e interesave tona kombëtare. Diskutuam për zhvillimet politike në rajon dhe u dakorduam për koordinimin e mëtutjeshëm të veprimeve konstruktive dhe rolit strategjik që duhet të kenë shqiptarët në këto zhvillime”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në profilin e saj në “Facebook”.

Image may contain: 2 people, people sitting

Image may contain: 3 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Kosovës, Drita ka bërë edhe kërkesën e…