Haradinaj takon Metën, flasin për vizat dhe proceset integruese
21 maj 2018
| 16:03
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar të hënën me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për çështjen e liberalizimit të vizave për vendin tonë dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e shtetit shqiptar në Bashkim Evropian (BE).
“Sot u takova me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, me të cilin bashkëbiseduam për proceset aktuale në të cilën po kalojnë të dyja vendet. Liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave për BE e Shqipërisë, janë hapa të mëdhenj për ne, por edhe për rajonin në përgjithësi. Në këto dy çështje, por edhe për procese të tjera, bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri do të vazhdojë të fuqizohet”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.