Haradinaj takon Ndihmës Sekretarin për Evropë
08 shkurt 2018
| 21:50
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë, Wess Mitchell dhe kanë biseduar për domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit.
Haradinaj, që po qëndron në Amerikë për Lutjet e Mëngjesit, ka takuar shumë zyrtar shtetëror.
“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europë, Wess Mitchell, biseduam për domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë për mbështetjen e Kosovës në ecjen e saj drejt integrimeve euro-atlantike. Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është garancë që na jep siguri dhe shpresë! Vazhdojmë bashkë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.