Haradinaj takon në Nju Jork këto personalitete (Foto)

25 shtator 2018 | 17:06

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar në Nju Jork me Eliot Engel, Harry dhe Lisa Bajraktari, Agim Rexhaj, Mark Gjonaj, Sal Rusi, Avni Gecaj, Luan Bukolla dhe dhjetëra bashkatdhetarë të të tjerë përtej Atlantikut.

Ai ka thënë se këto personalitete kanë ditur ta prezantojnë Kosovën si storie të suksesit.

“Kosova është me fat që ka në krah miq si ShBA-të. Këtë miqësi dhe këtë pozicion të vendit karshi politikës amerikane, e kemi arritur falë rolit të pazëvendësueshëm të komunitetit shqiptarë që jeton në ShBA. Pata nderin që në Nju Jork të takoj një pjesë të tyre, që storien e Kosovës ditën si ta prezantojë dhe sot falë kontributit të tyre, ne e kemi këtë partneritet strategjik me ShBA-të. Faleminderit Eliot Engel, Harry and Lisa Bajraktari, Agim Rexhaj, Mark Gjonaj, Sal Rusi, Avni Gecaj, Luan Bukolla dhe dhjetëra bashkëatdhetarë të të tjerë përtej Atlantikut! U jemi mirënjohës përjetë!”, ka shkuar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting, suit, table and indoorImage may contain: 1 person, suitImage may contain: 2 people, people smiling, suit and indoorImage may contain: 3 people, people smiling, people standing, suit and indoorImage may contain: 5 people, suitImage may contain: 4 people, people standing, suit and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së…