Haradinaj takon presidentin malazez, flasin për integrimin evropian

25 tetor 2018 | 17:07

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian.

“Në margjina të Konferencës për ekonomi në Budva, takova presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me të cilin biseduam për integrimin europian, bashkëpunimin rajonal dhe tema të interesit të përbashkët për të mirën e dy vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës sot në…