Haradinaj takon strukturat e AAK-së në Obiliq
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar gjatë ditës në qytetin e Obiliqit.
Përveç që mori pjesë në fillimin e punimeve për sheshin e këtij qyteti, Haradinaj ka njoftuar se po ashtu ka takuar edhe strukturat e partisë së tij në këtë komunë.
Sipas kreut të AAK-së temë e këtij takimi ishte informimi për temat nacionale dhe për aspektet e qeverisjes.
“Gjatë vitit të parë, janë vendosur dinamika të reja në konsolidimin e brendshëm të shtetit, duke filluar nga komunat. Ia dolëm ta bëjmë Obiliqin me ligj, nga i cili përfitojnë banorët e kësaj zone dhe poashtu, me investime direkte në projektet komunale do të vazhdojmë ta ngrisim cilësinë e jetës së qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.