Haradinaj takon strukturat e partisë nga disa komuna, flet edhe për zgjedhjet e brendshme
13 janar 2018
| 20:02
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministri, Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim strukturat e AAK-së nga disa komuna të Kosovës.
Postimi i plotë:
Në takime të ndara me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të degëve të Prishtinës, Lipjanit, Kaçanikut, Podujevës, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe të Pejës, i njoftova për dinamikat dhe prioritetet e Qeverisë.
Bashkëbiseduam edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme të partisë, të cilat i kam shpallur ditë më parë.
RH