Haradinaj takon Surroin dhe Shllakun, flasin për dialogun me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim publicistin Veton Surroi dhe përfaqësuesin e shoqërisë civile Luan Shllaku me të cilët ka biseduar për procesin e dialogut me Serbinë.
Me këtë rast Haradinaj ka mirëpritur iniciativën e dy njohësve të rrethanave politike për të mbështetur procesin e dialogut final, si interes strategjik i Kosovës, për të cilin është e domosdoshme gjithëpërfshirja.
“Me publicistin Veton Surroi dhe njërin prej përfaqësuesve të shoqërisë civile, Luan Shllaku, këmbyem mendime për procesin e dialogut me Serbinë. Në këtë fazë të dialogut, faktori politik duhet ndërtuar konsensus për një platformë, që e definon pozicion e qartë të Kosovës në këtë proces. Mirëpres iniciativën e dy njohësve të rrethanave politike në vend dhe rajon, për të mbështetur procesin e dialogut final, si interes strategjik i Kosovës, për të cilin është e domosdoshme gjithëpërfshirja”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/