Haradinaj takon Veselin, flasin për zhvillimet politike në vend
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend.
Haradinaj nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka bërë me dije se e ka njoftuar Veselin për ecurinë e takimit në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyrës së Kryeministrit, kancelares Merkel, presidentit Macron dhe palës serbe.
“Ky takim kishte për qëllim evidentimin e zbatimit të marrëveshjeve nga dialogut teknik dhe çka duhet të bëhet në vazhdim. Në këtë takim Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar që Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe është e gatshme të vazhdojë këtë dialog, tashmë të kornizuar që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/