
Haradinaj takon zonjën Albright: Kosova përherë do të jetë falënderuese ndaj SHBA-ve
09 shkurt 2018
| 19:57
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon me vizitën në SHBA.
Pas takimeve të shumta dje dhe sot, Haradinaj takuar edhe ish-sekretaren amerikane të shtetit, Medeleine Albright.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Nder i veçantë ta takoj miken e çmuar të Kosovës, Madeleine Albright dhe drejtorin e NDI, Ken Wollack, me bashkëpunëtorë.
Zonja Albright bëri kaq shume për Kosovën dhe rrugën tonë drejt lirisë. Në luftë dhe në paqe, sekretarja e shtetit na ndihmoi, në momente kur kishim nevojë për ndihmën e një mikeje të vërtetë. Zonjës Albright ia shpreha falënderimin e secilit kosovar, që sot jeton i lirë, falë angazhimit të saj dhe miqve tanë.
Kosova përherë do të jetë falënderuese për përkrahjen e madhe të SHBA-së.