
Haradinaj: Taksa mbetet deri në njohje të Kosovës
01 mars 2019
| 14:25
Kryeministri Ramush Haradinaj edhe sot ka folur për taksën ndaj produkteve të Serbisë.
Duke folur për raportet Kosovë-ShBA, Haradinaj ka thënë se vrapimi për t’u bërë pro amerikan duke e hequr taksën ndaj Serbisë ‘nuk na ndihmon shumë’.
“Taksa mbet deri në njohje të Kosovës. Populli amerikan Kosovën e ka shtëpi të vet përjetësisht”, ka thënë Haradinaj, raporton “Epoka e re”.