Haradinaj: Taksa nuk po e izolon Kosovën

25 mars 2019 | 14:42

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se tarifa doganore e vendosur ndaj Serbisë është vendim dhe masë mbrojtëse karshi agresivitetit të Serbisë.

Haradinaj ka theksuar se vullneti i Kosovës për dialog nuk është zbehur dhe se sipas tij, Kosova është e gatshme për dialog çdo herë por pakushte.

Ndërkaq, i pyetur nëse taksa po e izolon Kosovën, kryeministri Haradinaj ka thënë se Kosovën nuk mund ta izolojë askush.

Në këtë link mund ta lexoni intervistën e plotë:

https://www.evropaelire.org/a/ramush-haradinaj-taksa-nuk-po-e-izolon-kosoven-/29841026.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës fton të gjithë shikuesit në…