Haradinaj: Taksa po mbron prodhimet vendore
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas një vizite që i ka bërë disa fermerëve në Rahovec ka thënë se është konfirmuar që taksa dhe lehtësirat fiskale po mbrojnë prodhimet vendore.
“Inkurajues fakti se sot fermeri i Kosovës, e dominon tregun e vendit, duke fituar besimin e konsumatorit me prodhime cilësore. Rritja e prodhimit dhe të hyrave për vendin dhe shtimi i numrit të të punësuarve, janë veprimet më madhore që mund të bëjmë tani për Kosovën, e fermerët e Rahovecit janë dëshmia më e mirë për këtë”.
“Në takim me mbi 50 fermerë të kësaj ane, u konfirmua se vendimi për taksën dhe lehtësirat fiskale e tatimore, po mbrojnë prodhimin vendor dhe po fuqizojnë fermerët tanë në treg”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka theksuar se me vizionin e vendosur dhe të qartë për zhvillim me dinjitet, të bashkuar me projektin 100% shtet, do t’ia dalin që ta bëj ë Kosovën të tillë çfarë e duan.