Haradinaj: Tani populli vendos kush do të udhëheqë me vendin
22 gusht 2019
| 11:32
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se sot me shpërndarjen e Kuvendit Kosova ka treguar një pjekuri politike.
Pas shpërbërjes së Kuvendit, ai ka thënë se tani qytetarët e vendit do ta shfrytëzojnë të drejtën e vet për të vendosur se kush do të qeverisë në etapat e ardhshme me vendin.
“Forcat politike tani të gjitha i kanë mundësitë që t’i ofrojnë një koncept zhvillimor. Me konceptin 100 për qind shtet kemi bashkëpunuar tashmë me PSD-në, por jemi të hapur edhe për Nismën e AKR-në. Sot jemi fitues si Kosovë me këtë pjekuri që kemi treguar dhe kemi dërguar një sinjal për demokracinë që kemi. Me rëndësi është që qytetarët të fokusohen në konceptet që kanë partitë”, ka deklaruar Haradinaj.