Haradinaj: Tash duhet të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s

05 mars 2020 | 17:48

Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës sot, kur jemi shtet i pavarur dhe sovran, është padyshim kulmimi i sakrificës sonë shumëvjeçare për liri.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se baza e gjithë arritjeve tona është lufta çlirimtare e UÇK-së, për të cilën të gjithë jemi krenarë.

“Tash, na mbetet që të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s, që është aspiratë e popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se…