Haradinaj: Të bashkuar s’ka tërmet që na ligështon
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka falënderuar presidentin shqiptar Ilir Meta, i cili sot ka ndarë dekorata për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës që shërbyen për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Kosova dhe Shqipëri janë unik si kurrë më parë.
Sipas tij, të bashkuar s’ka tërmet që i ligështon këto dy shtete.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Ne jemi unik si kurrë më parë, sepse të bashkuar s’ka tërmet që na ligështon!
Sot, jemi të gjithë të nderuar nga Presidenti shqiptar Ilir Meta, me ndarjen e dekoratave për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës që shërbyen për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik.
Këtë nder na e krijoi Ushtria jonë, e cila me profesionalizëm e në heshtje, pa mburrje e vet-reklamë kreu misionin e saj të shenjtë kushtetues dhe patriotik, që ia ka besuar populli i Kosovës!
Me gatishmërinë tonë, duke vënë në funksion të gjithë mekanizmat shtetëror ndaj vëllezërve dhe motrave andej kufirit, morëm një mesazh historik, se ne shqiptarët nuk jemi më në dimrin e vetmisë së madhe.
Jemi rritur vetë dhe kemi shumë miq që na duan.
Krenar me Forcën tone!