Haradinaj thotë se dhurimi i gjakut është në shërbim të jetës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurije Zhubi të cilës i ka ofruar mbështetjen e qeverisë për këtë institucion të rëndësishëm.
Ai ka treguar se nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut, është vlerësuar me mirënjohje për kontributin si promovues dhe dhurues vullnetar i gjakut.
Kryeministri Haradinaj ka bërë thirrje për dhurimin e gjakut duke thënë se dhurimi i gjakut është në shërbim të jetës.
“Prita sot në takim drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurije Zhubi, të cilën e sigurova për mbështetje të vazhdueshme nga ana e Qeverisë së Kosovës për këtë institucion të rëndësishëm. Nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut, jam vlerësuar me mirënjohje për kontributin si promovues dhe dhurues vullnetar i gjakut. Kësaj thirrjeje i jam përgjigjur, gjithmonë i vetëdijshëm se dhurimi i gjakut duhet të zë vend në kulturën tonë si shoqëri. Të dhurojmë gjak në shërbim të jetës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/