Haradinaj: Do të flas me Malin e Zi, nëse Kuvendi e rrëzon marrëveshjen për demarkacionin
18 dhjetor 2017
| 20:06
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai dhe partia e tij nuk kanë ndryshuar qëndrim, por i mbetet Kuvendit të vendosë lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.
Haradinaj ka thënë se pret qe Kuvendi i Kosovës t’i jap epilog demarkacionit me Malin e Zi deri në fund të këtij viti. Ai ka thënë se do të flas me Malin e Zi menjëherë, nëse Kuvendi e rrëzon marrëveshjen.
“Marrëveshja ka gabime, kufiri ka lëvizë. Kuvendi e ka marrëveshjen. Është e paprekshme ajo që ishte dhe ka edhe të gjeturat e Komisionit dhe deputetët tash e vlerësojnë”, deklaroi Haradinaj për “KTV”-në.