Haradinaj: Të hënën do ta dorëzoj te presidenti letrën e dorëheqjes
19 korrik 2019
| 18:19
Kryeministri në dorëheqje dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Kryesinë e kësaj partie për dorëheqjen nga pozita e shefit të Qeverisë së Kosovës.
Haradinaj ka bërë me dije se të hënën do t’ia dorëzoj presidentit Hashim Thaçi letrën e dorëheqjes.
“Nuk kam dashur të shkojë në gjykatë si kryeministër, sepse do të ishte e rëndë për vendin,andaj ofrova dorëheqjen. Të hënën do ta dorëzoj letër-dorëheqjen edhe te presidenti. Më mirë do të ishte që të caktohen zgjedhjet dhe ta jap mandatin populli për kryeministër”, është shprehur Haradinaj.