Haradinaj: Të jemi më të bashkuar se kurrë, për ndërtimin e Republikës
30 dhjetor 2017
| 11:42
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar bashkëluftatërët e tij në ditën e Veteranit, 30 dhjetorin.
“Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore. Tani, kur jemi në 20 vjetorin e Rezistencës dhe dhjetë vjetorin e pavarësisë duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, si popull e shoqëri që kontribuojmë në qytetarinë aktive, për ndërtimin dhe fuqizimin e Republikës sonë”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”.