Haradinaj: Të mbahet mend heroizmi i personelit mjekësor në luftën kundër Covid-19
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Ferizaj, ka qëndruar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Me këtë rast, ai ka thënë se puna dhe heroizmi i personelit mjekësor në luftën kundër Covid-19 duhet të mbahet mend.
“Ndaluam sot për ta parë për së afërmi mobilizimin e personelit mjekësor në Ferizaj me qëllim që t’i falënderojmë për një punë të madhe që e kanë bërë në luftimin e Covid-19”.
“Në Ferizaj ka një numër të caktuar të qytetarëve të identifikuar me Covid-19, ka pasur dy raste tragjike, mirëpo tash shihet se gjendja është nën kontroll dhe po përmirësohet”.
“Shpresoj shumë se shoqëria kosovare do t’i mbajë në mend të gjitha nivelet institucionale – heroizmin e personelit mjekësor në këto ditë të vështira”, ka theksuar Haradinaj.