Haradinaj: Të pagjetur mbesin plagë e hapur

30 gusht 2023 | 11:04

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se zemra e tyre rrah me familjarët që ende janë në pritje të mësojnë për fatin e më të dashurve.

Ai ka shkruar në “Facebook” se të pagjetur mbesin plagë e hapur.

“Sot kur e gjithë bota kujton personat e zhdukur, zemra jonë rrah me familjarët që ende presin me ankth për fatin e të dashurve të tyre. Motrat, vëllezërit e fëmijët tanë të pagjetur mbesin plagë e hapur, dhembje që vazhdon. Qëndrojmë të palëkundur, për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë e munguar! Jemi gjithmonë bashkë!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haalang është kurorëzuar nga Sindikata e Futbollistëve Anglez me…