Haradinaj: Të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për Kosovën

27 prill 2022 | 12:46

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës në Meje e Korenicë ku brenda ditës u martirizuan qindra vëllezër e motra tona, vetëm pse ishin shqiptarë.

“Nuk rreshtim së kërkuari dhe së kujtuari. Na mungojnë çdo festë e gëzim. Plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre”.

“Gjithashtu sot, në përvjetorin e rënies së bashkëluftëtarëve të mi, Edmond Dabiqaj, Sadri Latifaj dhe Haxhi Tolaj, nderojmë kontributin e fshatit Prejlep në Luftën Çlirimtare, Dëshmorët e Martirët që ia fali lirisë. Prejlepi ishte në vijën e parë të frontit dhe bëri rezistencën më të mirë që e meritonte agresori”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë sot gjithashtu, kujtojnë bashkëluftëtarët Bekim Thaçi, Fetah Sylejmani, Isuf Dinaj, Muhamet Bardheci, Mustafë Avdullahu, Pëllumb Ademaj, Rexhep Hajdaraj, Shkelzen Brahimaj dhe Xhavit Fetahaj të rënë në betejat e fundit të prillit anekënd Dukagjinit.

“Sot e përjetë, përkulje në nderim të sakrificës së Martirëve dhe Dëshmorëve të lirisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës është duke përgatitur platformën për aplikim të…