Haradinaj: Të pagjeturit, plagë e shoqërisë sonë
30 gusht 2022
| 15:08
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se të pagjeturit vazhdojnë të mbesin plagë e shoqërisë sonë.
Ai ka thënë se nuk do të rreshtin se punuari derisa drejtësia të vendoset në vend.
“Zemra jonë bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre, si sot, kur bota kujton personat e zhdukur, ashtu edhe çdo ditë e gjithmonë, derisa të vendoset drejtësia. Ata mbesin plagë e hapur e shoqërisë sonë, i rrëmbyen vetëm pse deshën të jetojnë të lirë në dheun e të parëve. Kosova nuk harron!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.