Haradinaj: Të reflektojmë mbi sfidat që përballen personat me aftësi të kufizuara

03 dhjetor 2023 | 14:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ka thënë se si shoqëri duhet të reflektojmë mbi guximin dhe përpjekjet që personat me aftësi të kufizuara i bëjnë në përballjen e sfidave të paimagjinueshme.

Ai ka thënë se duhet të punojmë së bashku për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta.

“Sot në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, të reflektojmë si shoqëri mbi guximin dhe përpjekjet e tyre në përballjen e sfidave të paimagjinueshme çdo ditë. Të ndajmë dashurinë, përkrahjen dhe respektin tonë, dhe të punojmë së bashku për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ndryshe, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuar.

Këta persona, përgjithësisht, kanë më shumë probleme shëndetësore, mundësi më të pakta ekonomike, edukim dhe arritje akademike më të ulëta. Kjo ndodh më së shumti për shkak të barrierave me të cilat ata përballen në jetën e tyre të përditshme, se sa si rrjedhojë ekskluzive e aftësisë së kufizuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Ademaj, djali i axhës së Liridona Ademajt, e cila…