Haradinaj: Të rënët e Reçakut, gurthemel i lirisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se masakra e Reçakut është dëshmia e krimit gjenocidal të Serbisë në Kosovë.
Haradinajnë 20-vjetorin e kësaj masakre, ka thënë se të rënët anekënd Kosovës janë bërë gurthemel i lirisë sonë.
“Dy dekada më parë, një akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë. Masakra e Reçakut, dëshmia e krimit gjenocidal në Kosovë, shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën dhe përpjekjet tona për liri dhe pavarësi. Sot, në nderim të dëshmorëve e martirëve kam bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. Me pietet dhe respektin më të thellë, përjetë do t’i kujtojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë, që me flijimin e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/