Haradinaj: Të rrallë në histori janë luftëtarët sypatrembur, siç ishte Tahir Sinani
29 korrik 2019
| 10:44
Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka ngritur lartë veprën e bashkëluftëtarit të tij nga Tropoja, Tahir Sinanin, i cili erdhi në Kosovë për të luftuar.
“Të rrallë në histori janë luftëtarët sypatrembur, siç ishte Tahir Sinani nga Tropoja. La gjithçka për të ndihmuar luftën çlirimtare të vëllezërve të tij në Kosovë. Ai përmbylli karrierën e tij ushtarake, me lavdinë më të madhe, duke fituar përjetësinë për të mbetur gjithmonë në kujtimin e brezave. I përjetshëm kujtimi për ty, bashkëluftëtari im”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.