Haradinaj: Të shmanget çfarëdo debati për kufijtë
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim delegacionin e BE-së, të përbërë nga ish-ministri i jashtëm i Holandës, Bert Koenders.
Haradinaj gjatë këtij takimi ka thënë se Kosova po luan rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka theksuar se duhet të shmanget çfarëdo debati për kufijtë
“Si faktor stabiliteti dhe kontribuese në paqen e qëndrueshme, Kosova po luan rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor.
Në takim me delegacionin e BE-së, të përbërë nga ish ministri i jashtëm i Holandës, Bert Koenders, euro-deputetja holandeze Kati Piri, ish deputeti holandez, Jan-Marinus Ëiersma dhe përfaqësuesja e Fondacionit Max der Stoel, Danijela Tadic, i njoftova me progresin e Kosovës në fuqizim të sundimit të ligjit, rritjen ekonomike, si dhe për bashkëpunimin intensiv rajonal, me qëllim të ecjes së bashku drejt Bashkimit Europian.
Kosova pret që institucionet e BE-së të jenë të vendosura që të arrihet një marrëveshje obliguese ligjore nga dialogu final me Serbinë, me njohje reciproke, duke shmangur çfarëdo debati për kufijtë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/