Haradinaj: Të shpërblehet sakrifica e gjithë atyre që kanë bërë për njëri-tjetrin, e për ata që janë në nevojë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarët e kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Festës së Kurban Bajramit.
Kryeministri në detyrë Haradinaj, në emër të Qeverisë ka uruar zëvendëskryetarin e BIK-ut, Reshat Mexhiti, zyrtarët e tjerë të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të gjithë qytetarët e besimit islam për këtë festë, me urimin që t’u shpërblehet sakrifica të gjithë atyre që kanë bërë për njëri-tjetrin, e për ata që janë në nevojë.
“Kemi detyra të ndryshme në jetë, por një marrëdhënie e mirë mes të gjithë neve vendin tonë e çon përpara dhe jemi të interesuar që këto marrëdhënie t’i kemi më të mira të mundshme”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.