Haradinaj: Të zbardhet rasti i sulmit ndaj gazetarit Duriqi

25 shkurt 2021 | 22:00

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit që i është bërë mbrëmë gazetarit, Visar Duriqi.

Me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka kërkuar nga organet e rendit që të zbardhin rastin dhe uroi që ky të jetë i fundit, duke u shprehur se fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt.

“Dënoj ashpër sulmin qyqar ndaj gazetarit Visar Duriqi.  Kërkoj që organet e rendit të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit.  Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Meteorologjik i Kosovës, njofton se në dy ditët e…