Haradinaj: Tërheqja e pjesëtarëve serbë nga FSK-ja, presion direkt nga Beogradi

05 korrik 2018 | 10:33

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se presionet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të pakuptimta dhe krim ndaj qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, Kosova ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me këto presione, që po i detyrojnë pjesëtarët serbë që të braktisin FSK-në.

Këto komente Haradinaj i bëri pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar për Siguri.

“Ky presion është i pakuptimtë, është i dalur kohe sepse këto metoda kanë ndodhur diku para dhjetë vjetësh dhe jemi të habitur nga kjo qasje. Është shumë e padrejtë sepse dikush po ushtron krim ndaj këtyre qytetarëve të Kosovës, nga këtyre të rinjve dhe të rejave, ndaj familjeve të tyre. Është kundër konventave, është kundër të drejtave të njeriut, është kundër sigurisë së këtyre qytetarëve, e ne si Kosovë kemi vepruar me kohë, kemi ndërmarrë veprime, si në planin e jashtëm ashtu dhe të brendshëm që të sqarohet ky veprim i papranueshëm”, ka thënë Haradinaj.

“Së fundmi ka rezultuar me kërkesën për lirim nga FSK të një numri të pjesëtarëve serbë të Kosovës, nga një rajon i Kosovës që nuk është veriu në këtë rast. Shumica e tyre në deklarimet për lirim paraqesin presionin e ushtruar direket nga autoritetet e Beogradit zyrtar”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në sezonin e verës ka…