Haradinaj: Thaçi e ka përvojnë për të dialoguar me Serbinë
06 qershor 2018
| 23:42
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se plaftormën për dialog me Serbinë e ka tërhequr nga Kuvendi i Kosovës për të arritur një unitet mes të gjitha partive parlamentare.
Në emisionin “Interaktiv” Haradinaj i është përgjigjur edhe LDK-së për mospërkrahje të platformës për dialog, konkretisht mosmbështetjes së presidentit në këtë proces.
“LDK-ja e ka votuar presidentin. Tash ata thonë jo presidneti. Ne kemi një president, nuk i kemi dy presidentë të votuar”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka theksuar se presidenti Thaçi e ka përvojën për të dialoguar me Serbinë.
Duke iu përgjigjur pyetjes pse ai nuk ka pranuar që ta drejtojë dialogun me Serbinë, ka thënë se profili i tij nuk është i llojit të tavolinave.