Haradinaj: Thaçi ka shprehur qëndrim se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve
Ka përfunduar takimi i liderëve institucionalë, në zyrën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri Ramush Haradinaj, pas këtij takimi, ka thënë se janë konsultuar në lidhje me procesin e dialogut në Bruksel.
Ai ka thënë se kanë folur për parimet e dialogut dhe se e ka shprehur qëndrimin e qartë se nuk duhet të diskutohet për kufijtë dhe territorin e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se ia ka bërë të qartë edhe presidentit Thaçi këtë qëndrim ndërkohë që sipas tij edhe vet presidenti ka shprehur qëndrim se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.
Më tutje, ai ka thënë se në këtë takim nuk është folur për takimin e radhës në fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi, atë të 7 shtatorit, në Bruksel.
Sipas kryeministrit, është tepër e rëndësishme që në këtë proces të përfshihet edhe opozita.