
Haradinaj: Thaçi ma kërkoi votën për Avokatin e Popullit, sot ai në LV
22 prill 2020
| 23:05
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar se si plot njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje sot dikur ishin në PDK. Haradinaj ka folur kështu në “Debat” te RTK-së.
“Unë e mbajë mend se jam përplasur me plot njerëz të PDK-së të cilët sot janë në Vetëvendosje. Unë e mbajë mend kur Hashim Thaçi dhe Hajredin Kuçi ma kërkuan votën për Avokatin e Popullit dhe sot ai njeri është në Vetëvendosje dhe goxha i zëshëm”, ka thënë Haradinaj.
Opozitën e ardhshme të përbërë nga Vetëvendosje dhe PDK, Haradinaj e ka përshkruar të fortë.